Anulohet vizita e diplomatit britanik në Kosovë, shkak kushtet atmosferike

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, ka anuluar vizitën në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në orën 13:20 ishte paraparë takim i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj me Richard Moore.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se ky takim është anuluar për shkaqe atmosferike.

“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit Haradinaj.

Të hënën, kreu i Qeverisë pati mysafirë nga Gjermania. Ishin dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg që i kërkuan Haradinajt ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

Së fundmi në Kosovë kanë qëndruar edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme