Fondacioni Friedrich-Ebert organizon akademinë politike gjatë periudhës nga 06.09.2020 deri më 13.09.2020 (seminar trajnimi tetëditor). FES njofton se në përputhje me kufizimet e qeverisë për shkak të pandemisë Sars CoV-2, datat për seminarin mund të ndryshojnë.
Afati për aplikim, i cili fillimisht ka qenë deri më 20 maj 2020, tani është zgjatur deri më 5 qershor 2020.
Akademia Politike e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) kombinon arsimin politik dhe trajnimin praktik në një numër diciplinash. Qëllimi i saj është arsimimi dhe trajnimi i individëve përmes ideve progresive dhe vizionit progresiv të bazuar në vlerat si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi. Programi i cili është i dizajnuar të ofrojë njohuri teorike dhe shkathtësi praktike ka për synim që të rinjve aktiv, të mençur dhe vizionar t’u mundësoj avancimin e diturisë së tyre dhe fitimin e shkathtësive të reja në mënyrë që ata pastaj të merren në mënyrë aktive me çështjet sociale dhe politike që janë brengë e gjithë shoqërisë në Kosovë.
Thirrja për aplikim i adresohet:
Nëse i plotësoni këto kritere, ju lutemi dorëzoni dokumentet për aplikim:
Përzgjedhja e kandidatëve
Inkurajohen të aplikojnë kandidatët femra dhe meshkuj sikurse edhe kandidatët e përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare. Procesi i përzgjedhjes përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë, kandidatët do të parazgjidhen në bazë të të arriturave të tyre personale (duke përfshirë arsimimin akademik, arsimimin joformal, përvojën e punës dhe punën si praktikant-e) të cilat duhet të përfshihen në CV dhe në punimin e esesë.
Kandidatët e kualifikuar do të ftohen në intervistë gjatë muajit qershor 2020. Intervistat do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pas përfundimit të gjitha moduleve të programit dhe me të përfunduar fazën e vlerësimit, pjesëmarrësit do të marrin certifikatën mbi përfundimin e suksesshëm të këtij programi.
Çdo person i cili pranohet në programin e Akademisë Politike është i obliguar të paguaj një shumë prej 50€ për pjesëmarrje, pas marrjes së njoftimit përmes postës elektronike për pranimin në këtë program.
Afati për aplikim
Aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se 05.06.2020 (4:00 m.d.) përmes e-mailit: [email protected]
Thirrjet për aplikim në gjuhët shqipe, serbe dhe anglisht i gjeni në ekonomiaonline.com/shpalljet/