Apostlova rikonfirmon: Demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit, kushte për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 17:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostlova, ka deklaruar sot para Komisioni për Integrime Evropiane, se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit, mbesin dy kushte për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova i ka dy kushte deri në procesin e liberalizimit të vizave. Ato janë, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit”, ka thënë shefja e BE-së në Kosovë.

Anëtari i komisionit Xhavit Haliti theksoi se për kushtin e parë për kufirin më Malin e Zi kanë qenë të njoftuar, por jo edhe për kushtin e dytë, pra për luftën kundër korrupsionit.

Kurse Vjosa Osmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se deri tani kur është shtruar çështja e Demarkacionit, Kosova ka qenë mjaft e unifikuar brenda politikave të brendshme. Ajo tha se Kosova ka të arritura në disa fusha më shumë se Shqipëria dhe Serbia.

Deputetja nga radhët e VV-së, Donika Kadaj, tha se askush nuk është kundër demarkacionit, porse janë kundër marrëveshjes së nënshkruar gabimisht nga pushteti.

Edhe deputeti Arben Gashi tha se parimisht as një subjekt dhe individ nuk është kundër Demarkacionit janë kundër llojit të demarkacionit. Ai nuk beson se ky kufi të jetë pengesë për liberalizimin, por sipas Gashit po fshihet diçka tjetër pas kësaj.

Të ngjashme