Apostolova: Anëtarësimi në BE veç kur të përmbushni obligimet, keni shumë punë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 10:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nataliya Apostolova shefe e Zyrës së BE-së në Prishtinë, ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit ka përshpejtuar rrugën e Kosovës për në BE.

Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohen në kohë të njëjtë, por që sipas saj, anëtarësimi varet nga kushtet e plotësuara nga secili shtet, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ajo i bëri në konferencën e organizuar nga ministria e Integrimit Evropian “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor – Çka mund të presim”.

“Ratifikimi i demarkacionit është një mesazh pozitiv që përshpejtoi frymën e njerëzve për anëtarësim. Kosova ka shënuar progres vitet e fundit, mirëpo mbetet për tu bërë bukur shumë”.

“Nuk ka rrugë të shkurt për anëtarësim duhet të ketë një proces transformues të vështirë, nuk ka dallim mes Kosovës dhe shteteve tjera në rajon, kushtet janë të njëjta, përkushtimet e BE për secilin vend është i njëjtë”.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të hyjnë në BE për një kohë të njëjtë. Për Kosovarët padyshim koha mund të duket shumë e gjatë, por edhe strategjia edhe përkushtimi i konfirmuar mund të ketë një shpejtësi me të madhe, reforma më e madhe për Kosovën është forcimi i sundimit të ligjit”.

Nedyalcho Danchev ambasador i Bullgarisë në Kosovë, tha se stabiliteti është element kyç për vendet e Ballkanit dhe ka rëndësi strategjike për BE-në.

“Bullgaria ka bërë përpjekje për të kthyer agjendën strategjike në Ballkanin Perëndimor. Strategjia është na pajtim me pritjet tona, stabiliteti në rajon është element për sigurinë e Evropës dhe e bën një rëndësi strategjike për BE-në. Bullgaria konsideron që është rrugëtim i drejtë, kryesimin bullgarisë ka theksuar ndërlidhen e rajonit përmes rrugëve, hekurudhës, energjisë, shkencën. Strategjia është gjithëpërfshirëse, afatgjatë, reformat duhet të kryhen për një jetë më të mirë të qytetarëve të një vendi”.

“Strategjia tregon për prioritet dhe fushat ku nevojitet bashkëpunim duke adresuar sfidat qe ballafaqohet Ballkanin Perëndimor. Progresi për në BE varet nga rezultatet e arritura nga secili shtet individualisht. Veprime konkrete janë paraparë për këtë vit deri më 2020. BE është partner dhe mik i rajonit, për një kohë të gjatë Ballkani Perëndimor nuk kanë qenë lartë në agjendë”.

Të ngjashme