Apostolova: BE pret që proceset gjyqësore për rastet e korrupsionit të përfundojnë

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 09:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova u takua me përfaqësues të grupit parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK).

Apostolova tha se kanë ardhur të bisedojnë me grupin parlamentare të kësaj partie dhe se është e interesuar se cila do të jetë pozita e LDK-së si opozitë në Kuvend në trajtimin e çështjeve të rëndësishme për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Apostolova tha se asnjëherë nuk kanë thënë se kriteri për luftimin e korrupsionit është përmbushu mirëpo se është bërë punë e mirë. Ajo më tej shtoi se BE pret që proceset gjyqësore për luftimin e korrupsionit të përfundojnë me aktgjykime.

“Askush nuk ka thënë se kriteri është plotësuar. Me punë në që do e bëni në plotësimin e këtyre kritereve ne do të marrim dhe do të paraqesim te shtetet anëtare. Ky proces duhet të plotësohet dhe nuk duam të fajësojmë askënd. Ne duam të shohim proceset të shkojnë në fund duam të shohim persona që përfundojnë në burg për shkak të korrupsionit”.

Sqarime për këtë që tha Apostolova, kërkoi Vjosa Osmani. Ajo pyeti pse në kohën e qeverisjen së Isa Mustafës është vënë që kriteri për luftimin e korrupsionit  është thënë se është afër përfundimit e tani është kthyer mbrapa.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullaj Hoti tha se edhe pse janë opozitë në Kuvend ata nuk do të bëjnë opozitë siç ka bërë Vetëvendosje dhe sipas tij, do të jenë bashkëpunues në proceset e rëndësishme për Kosovën.

Javën e kaluara shefja e BE-së, Apostolova, takoi grupi parlamentar të PDK-së dhe VV-së.

Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Të ngjashme