Apostolova: Dialogu dhe ekonomia dy sfida kryesor për Qeverinë e re

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka uruar qytetaret e Kosovës për zgjedhjet e rregullta.


Apostolova ka uruar qytetaret e Kosovës për procesin e rregullt zgjedhor, duke thënë se tani institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë vullnetin e qytetarëve.

Me tej ajo ka shkruar, se nuk ka kohë për të humbur për Kosovën, sepse e ardhmja Europiane nuk mund të pres,. Ajo ka përmendur dy sfidat kryesore që e presin Kosovën,  përkushtimin ndaj ekonomisë dhe dialogun me Serbinë.

“Urime qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet e rregullta. Ju keni shprehur vullnetin tuaj dhe tani institucionet dhe politikanët duhet ta zaptojnë atë. Nuk ka kohë për të humbur. Është e rëndësishme që Qeveria e re duhet të formohet, sepse e  ardhmja Europiane nuk mund të presë. Përkushtim ndaj ekonomisë dhe dialogut me serbin thelbësore”, ka thënë Apostolova.//GM

Të ngjashme