Apostolova e shqetësuar pas djegies së veturës së Simiçit: Policia të hetojë rastin

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur me incidentin e djegies së veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiç.

Apostolova ka thënë se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Pres që Policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Apostolova.

Vetura e deputetit të Listës Serbe, Slavko Simic, është djegur në orët e vona të së mërkurës në veri të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Reagime lidhur me rastin kanë ardhur edhe nga Beogradi./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme