Apostolova: Institucionet të formohen sa më shpejt, të luftohet korrupsioni

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 15:28 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se BE është në dijeni të marrëveshjes së fundit duke iu referuar marrëveshjes PAN-AKR

Ajo ka thirrur në formimin sa më të shpejtë të institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Apostolova tha se sistemi i edukimi dhe luftimi i korrupsionit janë temat që duhet të fokusohen partitë politike.

“Zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan në një kohë kritike për Kosovën dhe reformat e saj lidhur me BE dhe bllokimi politik që u zhvillua pas zgjedhjeve të qershorit është vetëm vonimi i reformave të rëndësishme dhe të rëndësishme. Ne marrim parasysh marrëveshjen politike të nënshkruar ndërmjet partive politike më 4 shtator dhe bëjmë thirrje që Kuvendi të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet”, tha Apostolova.

Prandaj sipas saj, njrëzit e Kosovës presin një udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme përgjatë rrugës evropiane.

“Kosova përballet me shumë sfida, nga papunësia e lartë dhe sistemi arsimor me performancë të ulët, ndaj korrupsionit dhe sundimit të dobët të ligjit, të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme për zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, është e rëndësishme që udhëheqësit politikë t’i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në përputhje me interesin më të mirë të popullit të Kosovës. Edhe një herë, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. BE pret një përshpejtim dhe aderim në agjendën e reformave të BE. Njerëzit e Kosovës presin një udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme përgjatë rrugës evropiane”, është shprehur shefja e BE-së në Kosovë.

Të ngjashme