Apostolova: Jeni vonuar me reforma, shfrytëzojeni mundësinë e fundit të ofruar nga BE-ja

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 14:34 | Nga Valbona Bytyqi

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Natalyia Apostolova, tha se Kosova është vonuar në implementimin e reformave, prandaj edhe duhet që të përshpejtohen punët deri në shtator, raporton Ekonomia Online.

Aposolova në mbledhjen e Qeverisë ku prezantoi Agjendën e Reformave Evropiane (ERA), perspektiva dhe sfidat, shtoi se është shumë e rëndësishme që institucionet të zënë hapin deri në fund të vitit në përmushjen e kritereve të kërkuara nga BE.

“Nëse keni lexuar me kujdes strategjinë për vendet e Ballkanit Perëndimore keni pas mundësi me pa se rruga e Kosovës drejt BE është e shtruar nga implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”.

“Këto prioritete kanë një kohë të impelemtimit dhe koha e përfundimit ka qenë një vit. E dimë se ose këto nuk janë bërë për shkak se keni pas tri procese zgjedhore formimin e Qeverisë”.

“Ju e keni humbur një vit. Në mënyrë që ta kompensoni komisioni ka vendos mes shty afatit e implementimin. Para shtatorit 2018 kështu që imazhi i Kosovës është një partneritet i vërtet me i plotësuar kriteret është në rrugë të mirë, por aktualisht duhet të përballemi me realitetin tjerë”.

“Është shumë e rëndësishme që të kapni këtë mundësi deri në fund të vitit. Ne nuk dimë se kush kanë me qenë komsionerët e rinj. Ju keni presidentin Junkerin që është prej politikaneve kryesor dhe keni komisionarin Hahn që është mik shumë i mirë i Kosovës. Mos e hupni këtë mundësi”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se institucionet kanë interesim që të vazhdojnë me reformat evropiane, raporton EO.

“… është interes i Kosovës dhe qytetareve që jo vetëm atë që njihet si angazhim në rend e ligj, edhe përcjellja e rasteve në proces. Kemi interesim të vazhdojmë më reformat evropiane, Kosova është e përcaktuar për perspektiven evropiane”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme