Apostolova: Ka pasur përparim në luftimin e korrupsionit, ligjet e miratuara të zbatohet plotësisht

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 10:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në hapjen e “Javës Kundër Korrupsionit”,  tha se për Bashkimin Evropian, prioritet mbetet lufta kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

“Për ne si BE, lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet si pjesë e prioriteteve, ne BE-ja kemi kërkuar nga Kosova me e luftu korrupsionin dhe ka qenë pjesë përmes reformës së agjendës evropiane për liberalizimin e vizave. Këto politika mbesin në dorën e politikanëve kosovar, kohëve të fundit ka pas përparim të mirë përmes miratimit të disa ligjeve, miratimi i këtyre tani duhet zbatohet plotësisht”, tha Apostolova.

Ajo tha se veprimet e zbatimit të ligjit janë vetëm një pjesë sepse luftimi i korrupsionit ka të bëj me një qeverisje të mirë dhe me reformën e administratës publike.

“Përforcimi i transparencës dhe llogaridhënies është pjesë e rëndësishme e administratës në Kosovë, kohëve të fundit kemi një pako te ligjeve për administratë publike që do  t’i adresojnë këto çështje”, tha ajo, raporton EO.

Sipas saj, nëse në Kosovë nuk do të ketë korrupsion, ekonomia do të kthehet.

“Kosovarët janë ata që do përfitojnë më shumë nëse nuk ka korrupsion, ekonomia do të kthehet, do ketë investime, do ketë vende të punës dhe imazhi i vendit do përmirësohet, kjo javë do përdorët për të diskutuar këto çështje që Kosova po përballet”, tha Apostolova.

Të ngjashme