Apostolova: Kosovës nuk i duhen njerëz që janë të korruptuar

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 09:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova po viziton qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Ajo ka takuar komisionerë të qendrës duke thënë përçuar mesazhin që të votohen njerëzit që janë të mirë, raporton Ekonomia Online.

E para e BE-së tha se Kosovës nuk i duhen njerëz të cilët janë të korruptuar. Ndërsa ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Pas Prishtinës, ajo do të qëndrojë në Skenderaj, në qendrën e votimit në Gjimnazin “Hamëz Jashari”.

Më pas do të vizitojë qendrën e votimit në Shkollën fillore “Mustafa Bakia e re” në Gjakovë.

Pesëmbëdhjete minuta pa u mbyllur qendrat e votimeve Apostolova do të shkojë në Graçanicë në Shkollën fillore “Mreti Millutin” në Graçanicë, në ora 18:45.

Të ngjashme