Apostolova: Liberalizimi varet nga Kosova, viti 2017 ka qenë shumë sfidues

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 16:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Ura e Ibrit është projekti më i madh që ka të bëjë me dialogun.

“Puna mbi urë është duke vazhduar, është dashur pak kohë dhe derisa zbatohet ky projekt kemi bashkëpunim të mirë me Komunën veriore, ka pasur batica e zbatica. Ka pasur të bëjë me disa shqetësime me komunën duke u bazuar me probleme etnike qe kanë ndodhur, jemi duke shikuar perspektivën e përmirësimit të raporteve me Serbinë dhe Kosovën dhe ura do të jetë simbol i saj”.

Për statutin e komunave me shumicë serbe, Apostolova tha se ky statut ka  një afat kohor prej 4 muajve që të finalizohet.

“Së shpejti ekipet negociatore do të ftohen në Bruksel dhe do të konsultohen se çka duhet të bëhet. Ky nuk do të jetë hapi i lehtë, mirëpo duhet të shikohet se çfarë duhet të bëhet”.

Lidhur me liberalizimin, Apostolova tha se ai varet nga Kosova dhe shtetet anëtare.

“Ky proces është shumë më kompleks, liberalizimi i vizave ka pasur një sukses të madh me aprovimin e Demarkacionit. Ky ka qenë një nga dy kriteret e fundit, aktualisht jemi duke shikuar zbatimin drejt regjimit të liberalizimit. BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës. Në javën e ardhshme do të ketë një mision nga Brukseli që do të analizojmë zhvillimet e fundit, sapo t’i shikojmë këto”.

“Nuk mund t’ju them që ky është raporti më i keq, por duhet të them se 2017 ka qenë vit shume sfidues për Kosovë, sepse kemi pasur dy runde të zgjedhjeve, perspektiva evropiane është e orientuar nga reformat, kur Kuvendi nuk ishte duke punuar dhe kishte sfida të tilla janë pasqyruar në raport”.

Të ngjashme