Apostolova: Mbështetja e komuniteteve kusht i rëndësishëm për integrim në BE

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 09:42 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Evropian, kanë organizuar seminarin me temën “Zotimi i politikave dhe përfshirja e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare”.

Seminari kishte për qëllim diskutimin e arritjeve, sfidave dhe prioriteteve në zbatimin politikave për komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është vend i të gjitha komuniteteve, prandaj edhe duhet që të përfshihen në shoqëri, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, Kosova është mësim që të gjithë jemi të vlefshëm.

“Kur e kemi krijuar qeverinë e kam kuptuar që secili deputet është i vlefshëm. Këtë po e them sepse të gjitha mësimet ë nxjerra nga e kaluara duhet të na shërbejnë që të jemi më vizionarë. Romët e ashkalinjt duhet të jenë të barabartë me ne. Starti për këto komunitetet është më i ulët, por nevoja është që starti të jetë i barabartë”.

Ai tha që gjendja e këtyre komuniteteve nuk është në nivelin më të kënaqshëm, por u zotua në mbështetjen e tyre.

“Jemi të vetëdijshëm që gjendja nuk është në rregull, banimi është problem ende, gjendja e banimit të tyre nuk është e mirë është temë e ndishme. Pastaj edhe arsimi nuk është në nivel sepse çështja e banimit është një faktor me rëndësi në arsimimin e këtyre komuniteteve. E shohim problemin e punësimit i cili është real. Edhe pse përqindja e komuniteteve që punojnë në nivelin qendror është i mirë. Unë jam i gatshëm në zbatim sepse ligjin e kemi, strategjinë e kemi vetëm duhet të zbatohet”, tha ai.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se mbështetja e komuniteteve është kusht i rëndësishëm për integrim BE.

“Integrimi i komuniteteve kontribuon drejt komunitetit evropian, mirëpo realiteti i hidhur në terren, këto komunitete vuajnë nga diskriminimi dhe varfëria. Mbështetja e këtyre komuniteteve janë kusht vlefshëm drejt rrugës evropiane”.

“Kosova ka instrumente relevante dhe kornizën legjislative ne vend mirëpo nëse nuk i kthejmë fjalët në veprime atëherë është koha të mendojmë për qasjen që e kemi dhe të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë më mirë. Është mirë që të punojmë së bashku që t’ju ofrojmë arsimim më të mirë, jetesë më të mirë”.

Isak Skenderi, përfaqësues i shoqërisë civile, tha se duhet të tregohet seriozitet më i lartë në trajtimin e komuniteteve në Kosovë.

“Ne nuk dëgjojmë shumë për çështjet që prekin komunitetet. A na u ka besuar neve detyra të cilën nuk mund ta bartim, megjithatë ne duhet të vazhdojmë me kapacitetet dhe mundësit që i kemi dhe të ngrisim zërin tonë”.

“Kushtet e strehimit të këtyre komuniteteve vazhdimisht po përmirësohen dhe kjo i bie që jemi në hapa ta mirë. Romët nuk janë më mirë se diku tjetër. Niveli i papunësisë vazhdon të rritet dhe shpresa jonë ka qenë e ulët për mundësi të barabarta në punësim në nivel qendror dhe lokal. Ne falënderojmë qeverinë për miratimin e strategjisë për përfshirjen e romëve dhe ashkalinjve. Shpresoj qe ky nuk do të mbetet vetëm dokument”.

Marta Garcia Fidalgo, koordinatore e politikave për rom, tha se viteve të fundit ka pasur përmirësime në përfshirjen e komuniteteve në shoqëri.

“Ka pasur zhvillime pozitive. Dokumentet janë përfunduar por duhet të punohet në praktikë. Unë mirëpres punën tuaj dhe qeveria duhet të garantoj që komunitetet të kenë kushte të barabarta me të gjithë. Ka një politikë të qartë të BE-së që ta kuptoni që çfarëdo hapi përpara drejt përmirësimit të jetës së komuniteteve është hap përpara drejt bashkimit evropian. Udhërrëfyesi për viza ka përmendur dy standarde për viza dhe një nga to është përfshirja e romëve dhe ashkalinjve”.

Me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali, dje është organizuar një konferencë ceremoniale.

Lexo më shumë:

Të ngjashme