Apostolova: Po shpresojmë t’i gjejmë zgjidhje murit në Mitrovicë

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 10:24 | Nga

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se do të ishte shumë e lumtur nëse Kosova dhe Serbia do të arrinin një marrëveshje lidhur me murin mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

Në një deklaratë për media, ajo ka thënë se ka takime në mes delegacioneve nga Serbia e Kosova dhe shpreson që të ketë një solucion rreth kësaj çështjeje.

“Do të isha shumë e lumtur nëse do të kishim një marrëveshje për murin në Mitrovicën e Veriut mirëpo fatkeqësisht kjo ende nuk është arritur. Takimet dhe diskutimet në mes palëve po vazhdojnë dhe shpresojmë se një zgjidhje e përshtatshme do të gjendet sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Apostolova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme