Apostolova: Pretendimet e Hoxhajt të pabazuara, rruga e Kosovës për BE e garantuar

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 11:25 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të pabazuara i ka quajtura deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, raporton Ekonomia Online.

“Unë  do të isha shumë e interesuar që të shoh se si miku im Hoxhaj, e ka bazuar deklaratën e tij që Kosova nuk ekziston si pjesë e strategjisë, ku strategjia është dokument i BE-së që ende duke u draftuar”, tha ajo.

Hoxhaj, dje në mbledhjen e Qeverisë, tha se në dokumentin e Bashkimit Evropian (BE) që do të prezantohet së shpejti për Kosovën nuk ka as datë e as plan konkret për anëtarësim as në vitin 2025.

Hoxahj shtoi se shtete fqinje si Serbia e Mali i Zi kanë marrë datë konkrete, për Kosovën jepet një konstatim i përgjithshëm.

Por Apostolova po thotë se dokumenti për të cilin ka folur Hoxhaj nuk është përfunduar së hartuari ende dhe se ai po flet bazuar në një dokument të vjetër.

Madje ajo u shpreh e çuditur se si dokumenti i brendshëm i BE-së ka mbërritur në duar të personave jashtë tij.

“Besoj që ai i ka bazuar pretendimet e tij në dokumentin e vjetër, por edhe ai siç e thashë është një dokument i brendshëm dhe nuk do të dihet të jetë në duart e partnerëve tanë”.

“Unë mendoj që të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sepse të gjitha do të përfitojnë nga kjo nuk mund të flasim vetëm për dy vende e të harrojmë pjesët e tjetër të rajonit, rruga e Kosovës në BE është e garantuar, duhet plotësuar kushtet”, tha Apostolova, raporton EO.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundoj dhe të finalizohet vetëm atëherë Serbia do të ketë perspektivë reale”.

Të ngjashme