Apostolova s’jep afat kur hiqen vizat, kërkon rezultatet në luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 12:12 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Aposotolova nuk ka dashur që të jap ndonjë afat se kur kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

Përkundër se krerët e institucioneve në vend kanë deklaruar se në fillimit të muajit qershor Kosova do të marrë rekomandimin pozitiv për vizat, kurse në dhjetor do të ndodh liberalizimi i vizave.

Ajo tha se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në luftim të krimit dhe korrupsionit duke sjell rezultatet konkrete, raporton Ekonomia Online.

Apostolova këto komente i bëri gjatë aktiviteteve të organizuara me rastin e shënimit të 9 majit, “Ditës së Evropës”, ku ishte e shoqëruar nga ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

“Mendoj që gjëja më e rëndësishme është që nuk dua të kushtëzoj vetën duke dhënë afate sepse vendimi për liberalizimin vizave merret nga vendet anëtare të BE-së”.

“Por, inkurajoj institucionet e Kosovës që të punojnë, të vazhdojnë procesin e luftimit të krimit dhe korrupsionit, të rregullojnë sundimin e ligjit”.

“Të gjitha këto do të ndihmojnë vendet anëtare të  marrin vendim pozitiv”.

Të ngjashme