Apostolova takohet me kryeministrin Hotin

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 10:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova është pritur në takim nga kryeministri Avdullah Hoti, raporton Ekonomia Online.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Ndërkaq përmes një komunikate për medie, në këtë takim, shefi i ekzekutivit, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të punojë ngushtë BE-në për ta përshpejtuar procesin e integrimit të vendit tonë në familjen e vendeve demokratike evropiane.   

Kryeministri Hoti foli edhe për prioritetet aktuale të Qeverisë së Kosovës, siç janë menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e vendit.

Më këtë rast, ai tha se Qeveria e Kosovës njëkohësisht do të punojë me tërë kapacitetin e saj për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, zbutjen e papunësisë dhe zhvillimin e tregut të lirë.

Ndërsa, Ambasadorja Apostolova, pasi e përgëzoi Kryeministrin Hoti për detyrën e re, theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19, si dhe do t’i sigurojë Qeverisë së Kosovës mbështetje financiare për rimëkëmbjen ekonomike. Gjithashtu, ajo vuri theksin në funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik, si kusht i rëndësishëm në procesin e afrimit të Kosovës drejt BE-së.

Të ngjashme