Apostolova takon Kurtin, e quan të arsyeshme heqjen graduale të tarifës me Serbinë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Integrim Evropian, z. Blerim Reka dhe zv.ministri, z.Taulant Kryeziu si dhe këshilltarët politikë znj. Fëllanza Podrimja dhe z.Jeton Zulfaj, priti në takim shefen e misionit të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova dhe zv. shefin e BE-së Riccardo Serri.

Në takim u bisedua për gjendjen me Corona Virus COVID-19 dhe masat që ka marrë qeveria në këtë drejtim.

Znj. Apostolova ofroi mbështetjen e BE-së dhe tregoi se janë duke bërë përpjekje për të siguruar fonde të cilat do të ndihmonin sistemin tonë shëndetësor për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar me Corona Virus.

Po ashtu, znj. Apostolova ritheksoi qëndrimin e zyrës së BE-së se heqja graduale e tarifës me Serbinë është hapi i parë i arsyeshëm.

Të ngjashme