Apostolova te Abdixhiku, flasin edhe për autostradën Kosovë-Serbi

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova është takuar sot me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Apostolova ka thënë se temat kryesore të cilat janë diskutuar kanë qenë investimet e Bashkimit Evropian për projektet e ndryshme mes tjerash edhe autostradën e Nishit dhe atë të hekurudhës së korridorit 10.

“Temat kryesore që u diskutuan me ministrin Abdixhiku sot: Marrëveshja e Gjelbër si prioritet kryesor i BE-së, po ashtu edhe katër marrëveshje të transportit. Zonat e veçanta mbrojtëse, investimet e BE-së në korridorin hekurudhor 10, autostradën e Nishit, 76 milionë euro për filterat e termocentralit Kosova B, 43 milionë euro për nxjerrjen nga përdorimi të Kosovës A dhe 25 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave”, ka shkruar Apostolova në Twitter. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme