Apostolova: Votimi i demarkacionit i hap rrugë liberalizimit, duhet luftuar edhe korrupsioni

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 11:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që nesër të votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Pas një takimi  që pati me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, Apostolova tha se miratimi i kësaj marrëveshjeje i hap rrugë liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.

Apostolova u shpreh se deputetët duhet të mendojë për të rinjtë e Kosovës që të mos e humbasin mundësinë e liberalizimit të vizave.

“Disa javët e fundit kemi pasur disa hapa shume të rëndësishme për çështjen e demarkacionit. Hapi parë ka qenë marrëveshja mes dy presidenteve dhe hapi dyte është marrëveshja e partive politike që ka ndodhur në vikend. Për momentin shumica e partive e mbështesin demarkimin”.

“Dua të them që jemi afër ta zgjedhim këtë çështje duhet të gjedhet nesër. Ratifikimi është pike kyçe për liberalizimin e vizave. Ratifikimi na ofron sa më afër vizave. Deputetet duet të mendojnë për qytetarët. Liberalizimi u jep mundësi studentëve, bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Dëshirojmë që me liberalizim Kosova të jetë vend më i mirë. Të gjitha partitë nuk duhet ta humbin këtë rast nesër”.

Por sipas saj, Kosova të vazhdoj rrugën në luftën kundër korrupsionit, raporton EO.

“Duhet të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit, por demarkimi është hapi para për liberalizim. Mos e humbisni rastin për miratim”.

Ajo ka folur edhe për vizitën e nesërme të zyrtarëve të lartë të BE-së në Kosovë, shefit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisionarit Johannes Hahn dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini. Shefja e BE-së, thotë se kjo vizitë dëshmon se Ballkani Perëndimor po kthehet në qendër të vëmendjes së BE-së.

“Hahn, Juncker dhe Mogherini do të vinë nesër në Kosovë. Vizita e nesërme është mundësi e mirë që ta përfaqësoni ne kuvend. Ju lutem na ndihmoni neve që në të ju ndihmojmë juve”.

Të ngjashme