Arban Abrashi propozon të nisin konsultimet për hapjen e transportit ajror

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 12:44 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar të nisin konsultimet për hapjen e aeroporte, raporton Ekonomia Online.

“Hapja e fluturimeve është pjesë e rëndësishme, me lejen tuaj do të fillioja konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil, Ministrinë e Shëndetësisë dhe kompanitë ajrore që të fillojmë sa më shpejtë transportin ajror, duke respektu masat rreth COVID-19. T’i shohim edhe praktikat e vendeve tjera për transportin ajror”, ka thënë Abrashi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kjo kërkesë do të shqyrtohet duke marrë parasysh edhe protokollet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Nuk është se mund të lirohemi dhe të anashkalojmë mundësinë e përsëritjes së rasteve me COVID-19. Do të marrim edhe protokollet e reja të OBSH’së dhe do t’i përcjellim në mënyrë të detajizuar konform kërkesave dhe nevojave por edhe propozimit që ishte nga ministri i Infrastrukturës”, tha Zemaj.

Të ngjashme