Arbana Xharra: Pasi dështuam të krijojmë shtete funksionale përfunduam në fund të pusit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Ish- anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka thënë se pasi dështuam të krijojmë një shtet funksional, përfunduam në fund të pusit me politikanë që jetojnë në luks, me popull që ëndërr ka emigrimin sa më larg.

“Pasi deshtuam të krijojme shtete funksionale përfunduam në fund të pusit. Ja pikërisht këtu, në këtë gjendje: me politikanë që jetojnë ne luks; me popull që të vetmen ëndërr ka emigrimin sa më larg; me oligarkë që kontrollojnë mediat; me lista ndërkombetare ku gjejmë emrat e qindra të rinjëve (bashkë me gra e fëmijë) që vdesin për Shtetin Terrorist Islamik”, ka shkruar Xharra në profilin e saj në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Pasi deshtuam të krijojme shtete funksionale përfunduam në fund të pusit. Ja pikërisht këtu, në këtë gjendje: me politikanë që jetojnë ne luks; me popull që të vetmen ëndërr ka emigrimin sa më larg; me oligarkë që kontrollojnë mediat; me lista ndërkombetare ku gjejmë emrat e qindra të rinjëve (bashkë me gra e fëmijë) që vdesin për Shtetin Terrorist Islamik. Ja pra ç’shtetesh kemi, të atilla që ia kanë dhënë gjitha asetet “babes” Erdogan dhe tash bëhen të pafytyrë të thonë se nuk na do Evropa, Amerika. Dhe kulmi i gjithë kësaj jete në bazën e pusit janë paditë ndërmjet primatëve që i votojnë masat. Pus e nënpus. Tmerr.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme