Arbana Xharra tallet me spotin e LDK-së (Video)

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 21:24 | Nga

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra nga PDK, është tallur me spotin më të ri të rivalit politik LDK-së, duke thënë se “sot LDK e kish nxjerr një spot, ku gjoja dy të rinj ka me i punësue një ministër i mençur”.

Ajo ka thëne se klipi i LDK-së është shumë amator dhe qesharak, kurse ka akuzuar valin politik se po kopjon PDK-në.

“Po shihet kohëve të fundit si po i bëjnë tubimet me qytetaret, ky është kopjim komplet i fushatës së PDK-së”, ka thënë Xharra.

“LDK është parti e cila ka qenë në pushtet tash dhe doli skandali që Ministria e Kulturës ka hap konkurse pune tash”, tha ajo.

Sipas saj, LDK-së mund t’ia numërojnë skandalet. “Kur folin për kapjen e shtetit, në fakt askush nuk ia përmend që ia ka dhënë tenderin djemve të vet, Isa Mustafa, apo terminalin. Ekzistojnë faktet dhe tekstet që gazetaret i dijnë”, tha ajo.

Xharra ka thane se LDK pati njerëz të ri që i ka përjashtue, e tash ka marr të ri të cilët janë të mendësisë së Isa Mustafës.

“Janë ekipi i Riinvestit, të cilët janë ndërtue dhe formue prej Isa Mustafës, ku kanë qen aksionar dhe ka dalë skandali edhe projekti që ka dalë tash me Qeverinë”, tha Xharra në ‘Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme