Arben Gashi: Debatojmë plot pasion por LDK-ja na bashkon

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë disa fotografi me kolegët e Grupit Parlamentar të partisë ku po debatojnë në mënyrë të zjarrtë.

Ky postim i Gashit ka ardhur pas momentit mjaft tensionues që ndodhi në seancën e sotme ndërmjet Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputetitt të kësaj Partie Driton Selamanaj.

Midis tyre pati replika të ashpra ku arritën deri aty se Kryetarja e Kuvendit Osmani i ndërpreu fjalimin bashkëpartiakut të saj Selmanaj.

Postimi i plotë:

“Debat me pasion edhe ne grupin parlamentar, por ne fund LDK na bashkon!

Fotografia e Arben Gashi

Të ngjashme