Arben Gashi fajëson VV-në: LDK mori përgjegjësinë

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Arben Gashi thotë se LDK mori përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit në një kohë të vështirë. Sipas tij, ndryshe veproi VV.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë shumë e vendosur që duhet të jetë pjesë e përgjegjësisë, marrjes përsipër të proceseve të qeverisjes së vendit”, tha Gashi në Pressing në T7.

“LDK e vetëdijshme se kemi sfida shumë të mëdha përpara. Ne kemi qenë të vetëdijshëm në atë kohë se kemi përpara proceset me Dhomat e Specializuara të Gjykatës. Ne kemi qenë të vetëdijshëm në atë kohë se s’do të jetë e lehtë menaxhimi i pandemisë dhe po ashtu ishim të vetëdijshëm se pandemia do të shkaktojë pasoja ekonomike”, theksoi ai.

“Por ishim të vetëdijshëm se duhet të marrim përgjegjësinë”, tha Gashi.

Të ngjashme