Arben Gashi fyen Xhavit Halitin, pse nuk e lejoi të flasë në Kuvend

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 16:41 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka thënë se LDK-ja po mundohet të marrë të gjitha meritat për të arriturat në fusha të ndryshme siç është edhe në të arriturën për njohjen e kontributeve për mësimdhënësit që punuan gjatë viteve 90-91 dhe 98-99.

Ai po ashtu tha se Ibrahim Rugova po mundohet të bëhet pronë e disa individëve, por është pronë e gjithë kombit, raporton Ekonomia Online.

“Kur Ibrahim Rugova mundohet me u bë pronë private e disa individëve kur dihet se Ibrahim Rugova është pronë e gjithë kombit shqiptar se ka dhënë një kontribut kolosal në rrafshin politik”.

“Të përgëzoj ministër për marrjen e kësaj iniciative. Pse su ardh deri më sot ligji, qe Arben masi po don po ta përmeni emrin për me repliku, duhet me qenë deputetët modestë, ju që keni qenë në legjislaturën e kaluar, duhet me thënë se ne jemi kontribues të zhagitjes së mosardhjes së këtij ligji në parlament”.

Për këtë deklaratë donte të reagonte Arben Gashi nga LDK-ja, ku Zeka ia përmendi emrin atij vetëm për të replikuar, por nënkryetari i Kuvendit dhe udhëheqës i seancës, Xhavit Haliti nuk ia jepi fjalën duke thënë se nuk e ka radhën, raporton EO.

Pas kësaj, rrjedha e debatit ndryshoi për disa minuta pasi që Arben Gashi dhe Xhavit Haliti filluan me fyerje ndaj njëri-tjetrit.

Të ngjashme