Arben Gashi publikon fotografi duke i përshëndetur deputetët e LVV-së

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka publikuar një fotografi në Facebook, me dorën e zgjatur nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i përshëndetur e uruar ata.

Gashi ka shkruar se sot ka filluar një rrugëtim i ri për deputetët e LDK-së.

“Sot filluam nje rrugetim te ri, duke besu ne vlerat politike te LDK-se, dhe duke u bazuar ne besimin e dhene nga votuesit tone!”, ka shkruar Gashi.

Para seancës konstituive të Kuvendit, Arben Gashi ka bërë saka me ish-bashkëpartiakun e tij, tani deputet nga radhët e LVV-së dhe Listës Vjosa, Faton Pecin.

Para nisjes së seancës, Gashi me shaka i ka sugjeruar Pecit që të ulet në anën e ulëse për deputetët e LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme