Arbër Vllahiu kandidat i LDK-së për Kryetar të Prishtinës?

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 10:33 | Nga

Njëri prej gazetarëve më me emër në Kosovë, Arbër Vllahiu, shumë shpejt mund ta shohim kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Partia e Isa Mustafës, LDK-ja, është duke përgatitur ofertën për Vllahiun, i cili, për një kohë ishte edhe Këshilltar i Presidentes.

Aktualisht, Vllahiu është udhëheqës i Radios Evropa e Lirë për Ballkan.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë për ta bindur gazetarin shumëvjeçar, Arbër Vllahiun, të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Vllahiu shihet si kandidat adekuat për t’i dalë përpara Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

Vllahiu, asnjëherë s’është përmendur për asnjë aferë, as sa ishte në Zyrën e Presidentes Jahjaga.

Lajmi.net ka provuar tw flas me Vllahiun, por ai nuk e ka hapur fare telefonin lidhur me mundësinë e hyrjes në politikë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur garën në zgjedhjet e fundit përballë Shpend Ahmetit.

Pikërisht, kjo humbje, ka shtyrë zyrtarët e LDK-së të mendojnë për një person kredibil që do të mund ta sfidonte Ahmetin për kreun e qytetit më të rëndësishëm në Kosovë.

Në garën për Prishtinë nga PDK është përmendur Blerand Stavileci, por ende s’ka asgjë zyrtare.(Lajmi.net)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme