Ardian Kastrati: Kurti në luftë personale me Thaçin, s’mund të dilte i pari që të udhëhiqte dialogun

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Ardian Kastrati, ka thënë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi nuk mundi të printe në raport me dialogun me Serbinë, e kishte personale me presidentin Hashim Thaçin.

“Kurti nuk mund të dilte i pari që të udhëhiqte dialogun dhe kjo është luftë personale”, ka thënë Kastrati në Info Magazine në Klan Kosova.

Sipas tij, qasja e Kurtit me SHBA-të ka qenë “skandaloze” dhe “jonormale”.

“Nuk është gjuhë konstruktiviste. Ka qenë shumë agresiv kur nuk është dashur. Kryeministri në detyrë u bë agresiv dhe tash e kemi një çarje të relacioneve me SHBA-të. Po i referohem të gjithë komunikim të tij me ta, deri tani e cila burim të krizës e ka protagonizmin vetjak të Kurtit”.

“Kurti e kishte në dorë situatën që t’i printe dialogut me Serbinë. Nuk e deshi, iku u vetdorëzua. Kurti me këtë refuzim ndaj SHBA nuk bën asgjë të re. Ka qenë konsistent në qëndrimet me rezerva ndaj SHBA-ve për shkak të arsyeve ideologjike të tij”.

Kastrati ka theksuar se e vetmja gjë për të cilën ai pajtohet me Lëvizjen Vetëvendosje, është ligji anti- mafia.

“Një pikë e vetme ku pajtohem me VV-në dhe liderin e saj në aspketin politik, është ajo për të bërë ligjin anti  – mafia dhe për t’ konfiskuar pasuritë të gjithë zyrtarëve dhe ministrave, që kanë keqqeverisur me korrupsion dhe nepotizëm për 20 vjet; pa dallim të asnjë partie politike”.

“Është anakronike se pikërisht sot nga ata ish -zyrtarë dhe ish ministra që kanë aderuar në VV, të cilët portretizohen si të korruptuar në opinionin publik, na mbajnë ligjërata neve se si duhet të mbahen reformat dhe kjo është absurde, gjë për të cilën nuk pajtohem”.

Të ngjashme