Arifaj tregon se cili ishte takimi më i vështirë i Thaçit

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, duke folur për kohën sa ka shërbyer në presidencë, ka treguar për takimin me të vështirë që Thaçi ka zhvilluar, ku sipas tij ishte takimi me nënkryetarin dhe tani presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Këshilltarit i ish-presidentit Hashim Thaçi ka thënë se Biden, tash president i SHBA’ve, gjatë takimit që kishin zhvilluar, thoshte se nuk me keni lënë vend që të flas askund për Kosovën sepse menjëherë përmendet gazi lotsjellës.

E pikërisht për këtë Arifaj e ka cilësuar si takim shumë të vështirë të ish-presidentit Thaçi me Joe Biden, tani president i SHBA’ve.

“Takimi më i vështirë ishte ai me nënkryetarin dhe tani presidentin e SHBA’së, Joe Biden, sepse ai thoshte se nuk mud të flas askund për Kosovën sepse menjëherë me thonë, ‘ai vendi ku hidhet gazi lotsjellës’”, ka thënë Arifaj.

Duhet theksuar se sot është në Kosovë shënuar Dita e Presidentit.

Të ngjashme