Arifi: “Ballkani e ka të garantuar integrimin në Bashkimin Evropian”, kjo është vetëm ripërseritje e fjalive

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli deklaroi sot në Samitin e Bledit që po mbahet në Slloveni se “Ballkani e ka të garantuar integrimin në Bashkimin Evropian”.

Por sipas profesorit të shkencave politike Dritëro Arifi, tha se këto janë vetëm ripërsëritje e fjalive.

Ai theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është dashur që ta thotë se Bashkimi Evropian ka bërë shumë gabime.

“BE-ja ka bërë shumë gabime gjatë rrugës. Këtë është dashur që ta thotë kryeministri Kurti. BE-ja ka hapur negociata duke e pasur Kosovën brenda një Kushtetute të Serbisë”.

“Bashkimi Evropian është në një udhëkryq. Angela Merkel largohet nga politika dhe BE-ja e humb një lider të fuqishëm që ka qenë pro zgjerimit të BE-së. Presidenti Macron nuk e ka një fuqi të tillë as brenda Francës e mos të flasim me vendet e tjera. Kështu që BE-ja do të jetë në një udhëkryq të reformave apo edhe lidershipit i cili do ta shtynte edhe më tutje zgjerimin e Ballkanit Perëndimore”.

Arifi theksoi se Bashkimi Evropian nuk ka mekanizma që do t’i detyronte Kosovën dhe Serbinë të bashkëpunojnë.

“BE-ja nuk ka mekanizma se si t’i detyrojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë siç është rasti i Kosovës dhe Serbisë që jo vetëm t’i normalizojnë raportet por t’i qartësojnë ato edhe politikisht”.

Të ngjashme