Arifi: Kurti në Paris të kërkojë liberalizimin e vizave, BE-ja s’është serioze në dialog

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 12:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Samit e Paqes në Paris duhet të kërkojë heqjen e vizave për kosovarë, thotë profesori Ditëro Arifi në një prononcim për Ekonomia Online.

Sipas tij, Franca është celësi i hapjes së dyerve për liberalizimin e vizave.

“Konferenca e Paqes, në Paris ku ka me marr pjesë edhe Kurti, unë e shoh si shumë pozitive pavarësisht problemeve që mund t’i ketë Kosova me Francën për shkak të mos liberalizimit të vizave sepse Franca është ai çelësi, që hap derën apo e mbyll derën në këtë aspekt, dhe ne këtë këndvështrim e shoh shumë pozitive sepse atëherë Kurti mundet të logojë për çështjet politike dhe për liberalizimin vizave”.

“Para se me ardhur paqja duhet pajtimi mes kombeve të Ballkanit Perëndimor sepse pa ndodh ai pajtim mes kombeve nuk mund të ketë paqe. Si pikë e dytë duhet të kërkohet me urgjencë që të rishqyrtohet çështja e vizave për Kosovën, sepse edhe BE-ja përveç që po i shkel zotimet e veta, po i shkel edhe institucionet e BE-së”.

Ai shtoi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë epilog vetëm atëherë kur ShBA-ja dhe BE-ja janë të vendosura fuqishëm në këtë drejtim.

Arifi tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, duhet të ushtrojnë presion mbi Serbinë për pranimin e realitetit.

Sipas ti, është e vështirë që të gjendet një zgjidhje shumë e shpejtë, përderisa vlerëson se shteti serbë ende është në regjim fashist.

“Kjo varet nga shumë palë, sepse është dialog tre palësh mes Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian, por edhe katër palësh nëse e llogarisim edhe SHBA, dhe kjo mund të merr epilog nëse SHBA dhe BE-ja janë shumë të vendosur, të fuqishëm në këtë drejtim që t’i bëjnë presion Serbisë, që e pranon realitetin ose ecim tutje me masat e tjera, sepse përndryshe mentaliteti i politikës serbe që sot është aktual ende janë në regjim fashist dhe pa ndryshuar ky botëkuptim unë nuk shoh një zgjidhje shumë të shpejtë”.

Arifi, po vlerëson se Bashkimi Evropian nuk është serioz, pasi që nuk ka qartësim të dialogut. Në medie gjatë së enjtës është raportuar për një takim të nivelit të lartë për javën tjetër, por profesori, Arifi po e sheh të arsyeshme që derisa nuk specifikohen temat serioze, atëherë nuk ka pse të bisedohet në nivel teknik.

“Me gjithë respektin për Bashkimin Evropian, mendoj që nuk është serioz në këtë çështje, sepse po flasim për dialog teknik, apo parapërgatitje për dialog politik por pa i ditur saktësisht hapat që do të merren, nuk ka një qartësim të gjithë dialogut se si ka me rrjedh, po flasim për një dialog teknik që mund të jetë edhe për tabela dhe që mund të zgjasë deri në prill të vitit të ardhshëm”

“…derisa nuk specifikohen temat serioze, ne nivel teknik Kosova dhe Serbia nuk kanë çka të debatojnë sepse po flitet gjithmonë për Kosovën jo me Kosovën dhe këtu është një dallim fondamental, pra edhe Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur, nuk ç’bëhet dhe nëse këta e kuptojnë këtë çështje atëherë dialogu do të merr një epilog drejt përfundimit”.

Të ngjashme