Arifi: Nuk do të ketë ndryshim të kufijve

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 17:02 | Nga

Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ka rënë në vdekje klinike.

“Sa i përket dialogut teknik të cilin e udhëheqë unë, mund të them se është në vdekje klinike që një kohë të gjatë nga ana e Brukselit dhe Beogradit. Me këtë nënkuptoj se të gjitha marrëveshjet që kanë mbetur pa u implementuar nga ana e serbëve, kanë shënuar degradim”, ka thënë Arifi.

Arifi i theksoi po ashtu se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë ndryshim të kufijve

“Është çështje politike që udhëhiqet nga presidenti Thaçi është një nivel tjetër është çështje e faktorit politik të Kosovës dhe qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës është se nuk ka ndryshim të kufijve”, tha Arifi.

Ndryshe së fundmi çështja e korrigjimit të kufijve ka qenë një nga temat më të nxehta me të cilat po vazhdon të përballet Kosova dhe qytetarët e saj, pas deklaratës së presidentit Thaçi i cili se Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, pavarësisht idesë së Serbisë për shkëmbim territoresh.

Ndërkaq shumë faktor ndërkombëtar por edhe vendor, idenë e korrigjimit të kufijve e kanë cilësuar si të rrezikshme e cila mund të sjellë destabilitet në Ballkan.

Të ngjashme