Arifi: Nuk e ndiej veten fajtor, vota ime për Qeverinë Hoti ka qenë legjitime

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Ish deputeti, Etem Arifi, thotë se nuk ndihet fajtorë, por ka respektuar shtetin dhe ligjet e tij, kështu ka vazhduar mbajtjen e dënimit që i ishte caktuar. Ai, i ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës, deklaroi se mendon që deri te vendimi për dënimin e tij është ardhur vetëm për shkak të statistikave, sepse sipas tij duhej të dënohej dikush prej zyrtarëve të lartë.

“Unë prap e ndiejë veten që nuk jam fajtorë, sido që të jetë nuk kisha dashtë me u marrë sidomos me emra, por ka pasë shumë aktakuza dhe shumë emra që kanë bredhë nëpër gjykata, por nuk janë dënu, do të thotë i vetmi deputet që jam dënu unë.”

Tutje ai tregon se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore që ta dëshmojë pafajësinë e tij. Ndërsa, sipas kryetarit të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, vota e tij për formimin e Qeverisë Hoti ka qenë legjitime, njofton Klankosova.tv.

“Derisa unë nuk kam qenë në burg, nuk kam qenë në vuajtje të dënimit ka qenë legjitime, unë po mendoj që vota ime ka qenë legjitime dhe qeveria që është zgjedhë prej Avdullah Hotit ka qenë legjitime”

Arifi njoftoi se nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor në Kosovë.

Të ngjashme