Arifi: S’pati rezultate në takimin e fundit, palës serbe i interesonte veç asociacioni

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 14:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi për negociatat me Serbinë, Avni Arifi, po raporton para komisionit komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Ai tha se nuk ka rezuktate në takimin e fundit me Serbinë. Ai shtoi se Serbia është tërhequr nga dialogu në momentin që nuk ka pasur diçka konkrete sa i përket asociacionit, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi pasur 3 ditë takime, në takimet e ardhshme secila parti të ketë një përfaqësues. Marrëveshja për energji ende nuk është bërë, bëjë thirrje të implementojmë më shumë marrëveshjen për energji”.

“Në takimin 3 ditor ishte ditë e vështirë, ne kur nuk patëm diçka konkrete për asocacionin, prej atij momenti  kemi pasur më shumë monolog sesa dialog, nuk kanë qenë të interesuar të bisedojmë për tema të tjera”.

“Nuk ka rezultat këto janë qendrimet tona”.

Kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, duke iu drejtuar Arifit tha se nuk duhet të krijohet përshtypja në Bashkimin Evropian që Kosova po bllokon marrëveshjet me Serbinë.

“Mos të krijohet përshtypja në BE që Serbia po ec përpara e Kosova po ngec. Në konferenca ku shkojmë në nivel ndërmombëtar, shqetësimi është në raport me Kosovën dhe jo me Serbinë, duhet institucionet e Kosovës të jenë vigjilente që mos të krijohet një përshtypje e tillë”.

Arifi tha se Kosova duhet të ketë më shumë fushata informuese për të treguar që Kosova nuk po bllokon marrëveshjet por Qeveria serbe po bën një gjë të tillë.

“Qeveria e Serbisë ka një fushatë të fuqishme në të gjithë kryeqytetet dhe pas çdo senace dialogu ata dërgojnë informacione se ne si qeveri e Serbisë kemi implementuar marrëveshjet e Kosova asnjë marrëveshje. Këtë e kemi parë edhe javët e fundit në paraqitje publike të presidentit serb se ta kanë implementuar marrëveshjet e ne jo”.

“Me këtë aspekt duhet të merret Qeveria, duhet edhe ne të kemi fushatë informuese për kryeqytetet. Brukseli e din se kjo nuk është e vërtetë, e dijnë që edhe liria e lëvizjes, marrëveshja për energji, për lumenjtë e dijnë që është ngecje që po shkakton Qeveria serbe”.

Kryetarja Osmani ka pyetur Arifin nëse janë të përfshirë në draftimin e statutit të asociacionit.

“A jeni ju të involvuar në procesin për draftimin e statutit të asociacionit, apo presidenti e ka marrë vendim vet?

Arifi tha se Qeveria është e interesuar të komunikojë më shumë me shoqërinë dhe të jetë transparente kjo temë.

Ai shtoi se asociacioni duhet të tjetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ky vendim është i marrë nga Qeveria, kërkesa vjen nga presidenti, së shpejti duhet të fillojë ky proces i koordinimit, i inicimit të dialogut në shoqërinë tonë, është një proces i vështirë, duhet të ketë koordinim dhe dialog”.

“Asoacioni është obligim që ka marrë Qeveria, Kosova, është diçka që duhet të implementohet. Marrëveshja për asocacionin duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Dukagjin Gorani nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është e pabesueshme që asociacioni është pjesë e dialogut teknik me Serbinë.

Gorani ka shtuar se dialogu është politik e jo teknik siç është thënë dhe se vetëm Serbia fiton nga ky proces.

“Është e pabesueshme si asoacioni i komunave serbe të jetë pjesë e dialogut teknik, asociacacion diversion politik i udhëhequr në konceptin e ndasisë etnike. Ky nuk është dialog teknik, janë negociata politike, dobinë kryesore e fiton Serbia. Me implementimin e këtyre marrëveshjeve ne mund të përfundojmë në një shtet të ndarë, të kërcënuar, jo funksional. Si do vazhdohet ky proces i bisedimeve nëse marrim parasysh se asoacacioni është i pamundur të themelohet”.

Avni Arifi ka thënë se tema e asociacionit është tërësisht politike dhe duhet të hiqet nga rendi i temave që shtjellohen.

“Pajtohem se asoacioni është më shumë politik sesa teknik, është çështje tërësisht politike dhe duhet të hiqet nga konteksti i temave që shtjellohen, nuk është e njëjtë sikur asoacioni apo ura e mitrovicës. Ne kemi gjetur këtë situatë që e kemi gjetur, esenca e veprimit tonë është si t’i implementojmë marrëveshjet ekzistuese”.

Arifi ka shtuar se dialogu me Serbinë zhvillohet për normalizimin e raporteve e jo për asociacionin.

“Ky dialog është për normalizim të raporteve, nuk është për asoacacion, nuk është marrëveshje që është qëllim, ne nuk shkojmë atje për shkak të asociacionit, por të përfundojmë marrëveshjet e lëna në gjysmë, e jo të fillojmë të hapim tema të reja, me këtë formë të dialogut, është formë e gabuar”.

Të ngjashme