Arkitektja Albana Morina-Xharra i bashkohet Vetëvendosjes

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar ardhjen e re në këtë parti. Ajo është Albana Morina Xharra, e cila siç ka shkruar Kurti, ajo ka përfunduar nivelin master në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin dizajn parametrik.

“Albana Morina Xharrës i uruam mirëseardhje në Lëvizje bashkë me kryetarin e Qendrës së Prishtinës dhe ish ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia. Studimet e nivelit master Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin dizajn parametrik, pra në fushën e arkitekturës. Ajo tani është drejtoreshë dhe arkitekte në Carto Pinto, një lokal në Prishtinë. Më parë ka punuar në ProCredit si analiste për menaxhim të dokumenteve dhe menaxhere për marrëdhënie me klientë. Albana pos gjuhës shqipe, flet edhe gjermanisht, anglisht e serbisht. Bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, dejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj”, ka shkruar Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme