Armend Ibrahimi e quan hero Kadri Veselin

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 13:44 | Nga

Armend Ibrahimi, dikur këshilltar i Isa Mustafës e kryetar i rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në arsyetimin e tij për këtë lëvizje politike, Ibrahimi ka thënë se “Kadri Veseli është hero”.

“Veseli është hero i përmbylljes së fazës së parë të tranzicionit demokratik në Kosovë; andaj me shumë dëshirë e pranova ftesën e tij për angazhim të përbashkët për Kosovën – Atdheun tonë”, ka shkruar Ibrahimi në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i plotë i Ibrahimit në Facebook:

“Të dashur miq – Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme

Të gjithë ata të cilët i kuptojnë zhvillimet politike – e kuptojnë se ky është projekt i rindertimit të unitetit nacional shtetëror dhe i pajtimit të brendshëm politik – që përmes partive të punojmë për Kosovën dhe jo anasjelltas; në këtë mes z. Veseli është hero i përmbylljes së fazës së parë të tranzicionit demokratik në Kosovë; andaj me shumë deshirë e pranova ftesën e tij për angazhim të përbashkët për Kosovën – Atdheun tonë.

Deshiroj t’i falënderoj të gjithë ata të cilët me zemër më dërguan mijëra mesazhe të sinqerta, përkrahëse e motivuese, në prag të fillimit të ri për Kosovën; Unë do ta ruaj me fanatizëm lidhjen tonë dhe do të jap maksimumin tim që të garantoj hapsirën e merituar për secilin prej jush në ekipin tonë të ri. Besoj në suksese të përbashkëta; kam shumë energji dhe vullnet, që në vend të përçarjes të promovojmë bashkëpunimin dhe t’i trajtojmë pa kompromis çështjet e interesit nacional shtetëror. Ju falenderoj për përkrahjen dhe për lutjet tuaja.

Me ndihmën e Zotit do të i’a kthejmë Popullit shpresën – së bashku! #FillimiRi”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme