Armend Muja: Albin Kurti u sakrifikua kur mori vaksinën AstraZeneca

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë kryeministri Albin Kurti mori vaksinë kundër COVID-19. E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se Kurti u sakrifikua që mori vaksinën.

“Kjo është sakrificë, që bëri zotëri Kurti, sepse ai e ka kaluar COVID-19, kjo është formë kur ai me veprimin e tij u mundua të transmetojë tek shoqëria se vaksina është e sigurt dhe duhet të merret, kjo është bërë edhe në Amerikë,” – tha ai në ATV.

Muja në ATV tha se vaksinimi i Kurtit është një mesazh i përçuar se vaksinimi me AstraZeneca është i sigurt.

“Nëse i shikoni lajmet ndërkombëtare dhe lajmet rajonale, kjo lloj vaksine ka shumë thashetheme, dhe Kurti vendosi kështu që për të përçuar një mesazh të sigurisë së vaksinimit,” – shtoi ai në “Direkt”.

Të ngjashme