Armend Muja i përgjigjet Agim Bahtirit, nisin fushatën për kryetar të Mitrovicës

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë përkrahës të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahitiri, kishin shpërndarë fotografin e tij, me mbishkrimin +4.

Ky postim i njejtë i shpërndarë në masë të madhe, u kuptua si fillim i fushatës zgjedhore dhe shpallje e kandidaturës së Agim Bahtirit për kryetar të Komunës, shkruan Jepi zë.

Menjëherë janë aktiviziuar edhe përkrahësit e Armend Mujës, të cilët me postime të ndryshme po e përkrahin kandidaturën Mujes për kryetar të Mitrovicës.

Përkrahësit e Armend Mujës kanë postuar foto dhe postime të ndryshme, mirëpo ajo që vërehet është sllogani i njejtë ” Ndryshim” dhe “Referendum edhe në Mitrovicë”.

Ndryshe gjatë këtij viti do të mbahen zgjedhjet lokale nëpër komuna, ndërsa në Mitrovicë pritet të ketë garë interesante.

Të ngjashme