Arrestime në veri për vrasjen e Oliver Ivanoviqit (Video)

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar zyrtari i lartë policor në stacionin e policisë në Veri të Mitrovicës, Rade Basara.

Përpos tij, është arrestuar edhe një person tjetër emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Këto arrestime kanë ndodhur sot gjatë një aksioni special me 100 policë të angazhuar, nga i cili nuk është arritur të arrestohet edhe zyrtari tjetër i lartë  – shef i Operativës, Zhelko Bojiq.

Që të dy, sipas prokurorit special Sylë Hoxha, dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Përpos kësaj, Hoxha ka thënë se i gjithë ky aksion është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale përderisa është ekzekutuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të rënda, njofton Klan Kosova.

Aksion policor në Veri, ka të arrestuar

Aksion policor në Veri, ka të arrestuar

Gepostet von Klan Kosova am Dienstag, 15. Oktober 2019
Arrestime të reja në Veri për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Arrestime të reja në Veri për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Gepostet von Klan Kosova am Dienstag, 15. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme