Arrestimi i Haki Rugovës, vjen reagimi i Degës së LDK-së në Istog

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, ka reaguar pasi që kryetari i kësaj komune nga po ky subjekt politk, Haki Rugova, u ndalua mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e lëshuar nga kjo parti, është vlerësuar se ndalimi i Rugovës është kryer me motive politike.

“Qytetarë të komunës së Istogut, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të jeni të sigurt, se Kryetari Haku Rugova ka respektuar në tërësi, ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe aktet tjera normative. Shumë shpejt do të provohet pafajësia e tij dhe dy zyrtarëve të tjerë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Rugova dhe zyrtarët tjerë komunalë janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’.Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ he ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme