Arrestohet aktivisti Egzon Balaj

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 11:09 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar aktivisti Egzon Balaj sot derisa po kalonte në kufirin me Republikën e Shqipërisë
Ai, sipas tyre, është dërguar menjëherë në paraburgim kurse i është thënë se arrestimi i tij është për shkak të pjesëmarrjes në një aksion të vitit 2015.

 

“Pushteti është duke vazhduar përndjekjen e aktivistëve derisa është krejt i pazotë përballë keqbërësve më të mëdhenj të vendit. Aktivisët e VETEVENDOSJE!-s dhe aksionet e organizatës gjithmonë janë në mbrojtje të së mirës publike. Asnjë gjyqi as policie nuk do të duhej t’i pengonte kjo. Sistemi gjyqësor e ka humbur orientimin duke e përndjekur VETËVENDOSJE!-n ose duke mbushur burgjet me njerëzit më të përjashtuar dhe të varfër e ndërkohë duke i mbyllur sytë krejtësisht para krimit e korrupsionit”, thuhet në komunikatëv e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme