Arrestohet aktivisti serb i Vetëvendosjes

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës, në Komunën e Shterpcës.


Dje(e premte) në fshatin Biti e Poshtme, në Komunën e Shtërpcës, policia ka bastisur shtëpitë e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar të dy aktivistët, njëri nga ta vjen nga komuniteti serbë.

Bëhet fjalë për Halim Tahirin dhe Aleksander Stankovic, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /gazetametro.net

Të ngjashme