Arrestohet deputetja Kadaj-Bujupi

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 12:59 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar deputetja e saj, Donika Kadaj-Bujupi.

Sipas VV-së, ajo u arrestua pikërisht tani që po flitet kthimi i demarkacionit në Kuvend.

“Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës”, ka shkruar Vetëvendosje, në faqen e tyre në Facebook.

“Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”.

“Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon”, thekson VV

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme