Arrestohet Haxhi Hoti për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i NISMËS për Kosovën, Haxhi Hoti është paraqitur në polici, pas kërcënimit që ia bëri liderit të VV’së, Albin Kurtit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha.

Hoti po kërkohej për kërcënimin që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme