Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për vjedhje

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Pejës, me urdhërarrest nga Gjykata Themelore e Pejës për veprën grabitje. Arrestimi ka ndodhur të hënën në orën 21:00, ku policia ka ndaluar veturën Ford me targa të Kosovës, ndërsa i dyshuari ka filluar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje të personit dhe e kanë kapur. I dyshuari, që ishte dënuar më parë me katër vite burgim për shkak të grabitjes, nuk posedonte dokumente identifikimi dhe është arrestuar menjëherë, duke u dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme