Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Pas koalicionit AAK- PSD, mbrëm është arritur edhe koalicioni i dytë parazgjedhor ndërmjet Nismës Socialdemorkate dhe Alenacës Kosova e Re.

“Në orët e vona të ditës së enjte janë takuar lideri i Nismës Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së Behgjet Pacolli, në një nga restaurantet në periferi të Prishtinës. Takimi ka zgjatur disa orë, dhe dy liderët janë marrë vesh për koalicion parazgjedhor”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, pritet që sot (e premte) paradite të zyrtarizohet ky koalicion.

“Dy liderët e partive janë dakorduar që të premten nga ora 11:00 ta mbajnë një konferencë me media, ku edhe do të zyrtarizohet kaolicioni Nisma- AKR”, tha ky burim.

Këto burime nuk kanë dhënë detaje se si janë dakorduar për listën zgjedhore, por kanë saktësuar se Pacolli e Limaj edhe gjatë ditës së djeshme, kishin pasur një takim, para se të takoheshin në orët e vona të mbrëmjes.

Ditë më parë AAK kishte arritur koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme