Arsyetimi qesharak i Haxhiut për punësimet e VV-së nëpër borde

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 23:21 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se gruaja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatban Bunjaku, Dafina Gezha, është emëruar në Bodrin drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Për këtë rehatim në bordin e AUV-it të gruas së ish-kandidati të VV-së për asamble komunale të Prishtinës, Haxhiu ka thënë se nuk ka ndikuar Lëvizja Vetëvendosje.

Madje, në deklarimin e saj, Haxhiu ka nënkuptuar se nuk do të thotë asgjë fakti se bashkëshorti i Dafina Zhegës është zyrtar i VV-së.

“Po është emëruar”, është përgjigjur Haxhiu.”Por, ajo [Dafina Gezha] nuk është anëtare e Vetëvendosjes. Burri i saj po, por ajo jo”.

Dafina Gezha është emëruar në bordin e AUV-it në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK. Ajo, me vendimin e Qeverisë do të ketë mandat 3-vjeçar.

Të ngjashme