Artan Murati: Presidentja Osmani i ka ftuar subjektet politike në takim konsultativ lidhur me procesin zgjedhor

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Artan Murati pëmes një postimi në facebook ka thënë se subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor.

Ai tha se si e para e shtetit është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi.

Njoftimi i plotë:

Kush lexon drejt, e kupton që subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor. Pra, për të diskutuar. Si e para e shtetit, është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi, e sidomos kur bëhet fjalë për jetën e njeriut. Kjo është ftesa. Kaq.

Të ngjashme