Artisti Dibran Fylli i bashkohet AAK-së

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj, ish-deputeti nga radhët e AAK-së, ka thënë se Dybran Fylli nga Aqareva e Skenderajit është bërë pjesë e kësaj partie.

“Angazhimi i tij në radhët e AAK-së është një nder i përbashkët pasi Dibrani pos që njihet për artin dhe kulturën ai ishte njëri ndër kontribuuesit e mëdhenj të lirisë dhe shtet-formimit tonë”.

“Vlerat e përbashkëta të Drenicës dhe Dukagjinit po bashkohen për shtet me dinjitet. Na priftë e mbara Dibran”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme